Aktualitet

“Diaspora” mbron SPAK, del kundër Ramës

Shkruar nga Liberale
“Diaspora” mbron SPAK, del kundër Ramës

Deklaratat dhe sulmet e kryeminsitrit Edi Rama ndaj SPAK kanë sjellë edhe reagimin e Diasporës për Shqipërinë e Lirë.

Në një deklaratë për mediat, Diaspora e quan antikishtuese ndërhyrjen e Ramës dhe kërkon nga SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë që të hetojnë kreun e qeverisë. Një reagim dhe distancim nga deklaratat i’a kërkojnë presidentit Bajram Bega, si dhe trupës diplomatike të ShBA- ve dhe BE në Tiranë.
Deklarata

DPSHL dënon me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të papranueshme të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në sistemin e drejtësisë, të cilat shkelin Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e shtetit të së drejtës, dhe minon një herë e përgjithmonë ëndrrën Evropiane të
Shqiperise dhe shqiptarëve.

Kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë deklarata të paprecedenta në historinë demokratike të shtetit shqiptar, duke tentuar të ushtrojë presion mbi organet e drejtësisë dhe të mbrojë individë të përfshirë në hetime apo të dënuar.

Kërkesat Urgjente të DPSHL:

• I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës që të mbrojë Kushtetutën dhe të dënojë publikisht ndërhyrjet e Kryeministrit në drejtësi.


• I kërkojmë SPAK të shqyrtojë deklaratat dhe veprimet e Kryeministrit dhe të marrë masat ligjore për çdo ndërhyrje të paligjshme në drejtësi.


• Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të dalin me një deklaratë të qartë kundër ndërhyrjeve politike në drejtësi.


• Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA të monitorojnë nga  afër situatën dhe të kërkojnë respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH