
Ish-sulmuesi i njohur i Shqipërisë, Igli Tare mund të kthehet sërish në postin e drejtorit sportiv.
Të martën sajti “Milanosportiva” ka raportuar se drejtuesit e Milanit po mendojnë që të sjellin një drejtor sportiv me përvojë në klub.
Prej kandidatëve vlerësohet se është edhe Tare.
51-vjeçari ka përvojë të gjatë e të suksesshme në futbollin italian.
Ai ka qenë drejtor sportiv te Lazio nga viti 2008 deri në vitin 2023. Tare u vlerësua për punën që bëri te klubi nga Roma. Gjithashtu, ai ka transferuar futbollistë të njohur në klubet italiane të futbollit.
Për Lazion ka luajtur nga viti 2005 deri në vitin 2008.