Sport

VIDEO/ Goli i dytë, Qazim Laçi protagonist në fitoren e Spartës së Pragës

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Goli i dytë, Qazim Laçi protagonist në fitoren e

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës në duelin ndaj Ceske Budejovice të vendit të fundit. 

Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës.

(MOMENTI I GOLIT)

Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni. 

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asiste.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH