Sport

Shkëlqen Dejvi Bregu, Dinamo rikthehet te fitorja ndaj Laçit

Shkruar nga Liberale

Shkëlqen Dejvi Bregu, Dinamo rikthehet te fitorja ndaj Laçit

Dinamo rikthehet te fitorja në kampionat, pas katër barazimeve radhazi. Blutë e kryeqytetit triumfuan 2-0 ndaj Laçit, në takimin e vlefshëm për javën e 26-të.

Heroi i vendasve ishte Dejvi Bregu, i cili realizoi dopietë golash. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 2-të me një supergol nga jashtë zone, ndërsa dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 68-të.

Shkëlqen Dejvi Bregu, Dinamo rikthehet te fitorja ndaj Laçit

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e dytë në renditje, me 44 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Egantia kryesuese.
Në krahun tjetër, Laçi mban vendin e pestë me 30 pikë, po aq sa edhe Elbasani i vendit të gjashtë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH