
Ikona e futbollit brazilian, Ronaldo, synon postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Brazilit.
48-vjeçari i ka kërkuar FIFA-s dhe Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, të monitorojnë procesin e zgjedhor.
Sipas tij, presidenti aktual i Federatës, Ednaldo Rodrigues ka “kontroll të plotë mbi të gjithë procesin”.
Ai ka shfaqur pritshmëri të mëdha, duke vënë në dukje se nën drejtimin e tij, synon të udhëheqë Brazilin drejt titullit të Kupës së Botës, 2026.
“Duhen 16 muaj deri në Botërorin e ardhshëm. Ne po shkojmë atje me një mungesë 24-vjeçare pa titull. Ajo çfarë nuk i shërben fare futbollit brazilian është një legjitimitet i dyshimtë i garës për kreun e Federatës”, shkruan ish-futbollisti në një letër dërguar FIFA-s, CONMEBOL-it, ekipeve elitare dhe Kategorisë së Dytë të Brazilit.
Ronaldo është president i klubit elitar të Spanjës, Real Valladolid./Liberale.al