Globi

Shtëpia e Bardhë do vendosë se cilat media do mbulojnë nga afër Trump

Shkruar nga Liberale
Shtëpia e Bardhë do vendosë se cilat media do mbulojnë nga

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të martën se zyrtarët e saj “do të vendosin” se cilat media mund ta mbulojnë rregullisht nga afër presidentin Donald Trump.
 
Kjo është konsideruar si thyerje e një tradite shekullore ku një grup i mediave të pavarura kanë mbuluar gjithmonë aktivitetet e presidentit të SHBA-së.  

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se do të nzëvendësojnë mediat tradicionale që kanë qenë në grup dhe do të përfshijnë disa shërbime të tjera transmetimi.

Ajo e ka quajtur këtë ndryshim si modernizim të grupit të mediave, duke shtuar se kjo do të jetë më gjithëpërfshirëse dhe do ta rikthejë “qasjen sërish te populli amerikan” që e zgjodhi Trumpin.

Ekspertët e mediave janë shprehur të shqetësuar me lëvizjen, pasi thanë se presidenti po zgjedh cilat media do ta mbulojnë aktivitetin e tij. Një ekspert i medias është shprehur se kjo “është një lëvizje e rrezikshme për demokracinë”, raportoi AP.

“Ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, në këtë administratë, do të vendosë se kush do të mbulojë nga afër punët e presidentit”, u shpreh Leavitt./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH