Aktualitet

Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në disa zona/ Parashikimi i MOTIT për sot

Shkruar nga Liberale
Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në disa zona/

Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por vijojnë njësoj maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH