Aktualitet

Shfrytëzonin një vajzë 16-vjeçe për prostitucion, arrestohen dy tutoret në Sarandë

Shkruar nga Liberale

Shfrytëzonin një vajzë 16-vjeçe për prostitucion,

Dy shtetase përkatësisht, 42 dhe 39 vjeçe, janë arrestuar nga policia në Sarandë, pasi shfrytëzonin një 16 vjeçare për prostitucion.

Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH