Magazinë

“Ishte gjysma ime më e mirë”/ Edlira Çepani përshkruan 5 muajt pa Gert Bogdanin: Një ëndërr e keqe që s’po mbaron!

Shkruar nga Liberale

“Ishte gjysma ime më e mirë”/ Edlira Çepani

Edlira Çepani së fundmi ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj Gert Bogdanit, për shkak të një arresti kardiak.

“Është shumë e vështirë për mua që të flas. Është një moment që unë realisht nuk do ia uroja askujt dhe në këto momente njeriu kupton sa i brishtë është në këtë botë dhe sa pak kohë kemi të gjithë në këtë tokë të cilën herë pas here ne jetojmë sikur jemi të përjetshëm dhe harrojmë që janë disa gjëra që realisht duhet t’i jetojmë sot", u shpreh Edlira.

E pyetur se si kanë qenë këto 5 muaj për të, ajo tha, “Unë nuk jam mësuar të jetoj pa Gertin. Është interesante që në këtë shprehjen që në fakt nuk është në shqip, është në anglisht që “ti je gjysma ime më e mirë”, ai ishte gjysma ime më e mirë. Unë tashmë jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara për hir të fëmijëve.

Jam në një ëndërr të keqe që nuk po mbaron. Kjo është një nga problemet më të mëdha, që ti kërkon të zgjohesh por nuk zgjohesh dot dhe sa herë zgjohesh përballesh me një realitet që nuk bie dot dakord.

Është diçka me të cilën nuk mësohesh dot dhe është një ndjesi që të gjithë ata që e kanë kaluar një gjë të tillë, një hall të tillë e kuptojnë shumë mirë, është një ndjesi që dhimbja nuk mbaron, ti mësohesh të jetosh me të, ngre kokën dhe ecën përpara dhe mësohesh të vësh ditë pas dite një maskë që të mundëson të dukesh sikur po jeton një ditë normale që për ty nuk është”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH