George Clooney në një intervistë për “60 Minutes” tha se ka hequr dorë nga zhanëri i filmave romantikë. “Shikoni, unë jam 63 vjeç. Unë nuk po përpiqem të konkurroj me 25-vjeçarë. Kjo nuk është puna ime. Unë nuk po bëj më filma romantikë.” Clooney në vend të kësaj është duke u fokusuar në debutimin e tij në Broadway me adaptimin skenik “Good Night, and Good Luck”. Clooney shkroi dhe drejtoi filmin në vitin 2005 bazuar në historinë e vërtetë të Edward R. Murrow.
Megjithatë, ai pranoi se luajtja në Broadway është “më e ndërlikuar sa më shumë të rritesh”, pavarësisht se i janë dashur vite që të besojë se ishte gati për skenën.“Unë nuk kam bërë punën e kërkuar për të arritur atje. Nuk ka asnjë aktor të vetëm të gjallë që nuk do të kishte dashur të kishte qenë, e dini, në Broadway. Kështu që kjo është kënaqësia. Është më e ndërlikuar sa më shumë të rritesh. Por pse jo?”.
Rikujtojmë që Clooney e ka patur rolin e tij të fundit romantik në filmin e vitit 2022 “Ticket to Paradise” me Julia Roberts. Ndërkaq, sipas raportimeve të Radar Online, burime të afërta me çiftin Clooney sugjerojnë se një krizë e mundshme martesore ka lindur mes George dhe Amal Clooney. Edhe pse Amal është zhvendosur në Nju Jork me fëmijët për ta mbështetur atë, thashethemet për një ndarje janë rritur dhe disa burime kanë thënë se nuk ka kthim pas.
Një tjetër burim ka sugjeruar se pasuria e madhe e George Clooney do të ndihmojë në financimin e një ndarjeje të mundshme, duke shtuar se ai mund të ketë nevojë për çdo qindarkë nga të ardhurat e tij prej 300,000 dollarëve në javë për të mbuluar kostot e një divorci të mundshëm. Pavarësisht këtyre thashethemeve, Clooney vazhdon të përjetojë sukses në karrierën e tij dhe pritet të bëhet një nga aktorët më të paguar në historinë e Broadway. Ai është duke punuar në një projekt të ri në Broadway, ku përveçse luan, ka shkruar edhe shfaqjen, duke krijuar burime të shumta të të ardhurave.