Magazinë

Shkodra Elektronike në finalen e Eurovizionit/ Ja cili është reagimi i Dafina Zeqiri

Shkruar nga Liberale.al

Shkodra Elektronike në finalen e Eurovizionit/ Ja cili është

Sot, Shkodra Elektronike do të ngjitet në skenën e madhe të Eurovizionit, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Zjerm”.

Pas kualifikimit për në finale, Beatriçe dhe Kola kanë marrë shumë mbështetje nga figura të njohura publike dhe politike, si edhe nga shqiptarë në të gjithë botën.

Këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të tyre gjatë gjithë rrugëtimit. Ajo ka treguar se ka votuar për “Zjerm” dhe u ka bërë thirrje ndjekësve që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Unë votova, voto edhe ti”, ka shkruar Dafina në rrjetet sociale.

Shqipëria shpreson për një rezultat të mirë në natën finale!

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH