Showbiz

Nedim Bajrami dhe Lorina Dula, fundi i një romance që s’u bë kurrë publike

Shkruar nga Liberale.al

Nedim Bajrami dhe Lorina Dula, fundi i një romance që s’u

Pak kohë pasi mediat shqiptare dhe kosovare aluduan për një romancë të re mes futbollistit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, dhe moderatores së njohur kosovare, Lorina Dula, duket se gjithçka ka marrë fund. Megjithëse lidhja e tyre nuk u konfirmua zyrtarisht dhe asnjë foto nuk doli në rrjetet sociale, sinjalet që vijnë janë të qarta: të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe kanë fshirë çdo ndërveprim që i lidhte.

Lorina, e cila u komentua shumë gjatë verës për prezantimin e saj në “Euroshow”, një emision i dedikuar Kampionatit Europian “Euro 2024” në Gjermani, kishte ndjekur nga afër disa ndeshje të Kombëtares shqiptare, shpeshherë e veshur me fanellën kuqezi. Përkrahja e saj u vu re nga tifozët, por pas përfundimit të Euro 2024 dhe me kalimin e javëve, marrëdhënia e supozuar me Bajramin duket se është shuar.

Nga ana tjetër, asgjë nuk duket më e qetë as në aspektin profesional për mesfushorin shqiptar. Pas një fillimi të fortë me Rangers, ku shënoi dhe dha paraqitje të shkëlqyera në Europë, Bajrami po përballet me një periudhë sfiduese. Ai nuk ka startuar në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke humbur vendin e titullarit. Vetëm në përballjen ndaj Fenerbahçes në Ligën e Europës, ai arriti të marrë disa minuta në fushë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH