Showbiz

PREKËSE/ "Kisha tumor në tru..."/ Këngëtarja shqiptare zbulon betejën me sëmundjen e rëndë

Shkruar nga Liberale

PREKËSE/ "Kisha tumor në tru..."/ Këngëtarja

Këngëtarja shqiptare me karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rinesa, e njohur për publikun si Rinesance, ka prekur ndjekësit me një rrëfim në rrjetet e saj sociale. Ajo ka ndarë për herë të parë luftën e saj me një tumor në tru.

Në një postim në profilin e “Instagram”-it, artistja tregoi se prej dy muajsh po përballet me probleme serioze shëndetësore, që kulmuan me një shtrimin urgjent në spital më 18 prill 2025. Pas ekzaminimeve, ajo u diagnostikua me tumor në tru dhe iu nënshtrua dy operacioneve delikate.

Aktualisht, Rinesa ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku pritet të fillojë terapinë radiologjike.

“Deri para do jave s’e kom ditë çka po ndodh… Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka osht bekim n’vete për mu… Muzika është motivi për me e kalu edhe këtë sfidë”, shkroi ajo, duke shprehur mirënjohjen për familjen, ekipin dhe bashkëpunëtorët që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rinë (@rinesance)

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH