Finalja e madhe e "Ferma Vip" do të mbahet në 20 qershor. Lajmin e mësuan vetë konkurrentët përmes një sfide të veçantë.
Kështu, të lidhur nga këmbët me njëri-tjetrin, fermerët u vunë në kërkim të 6 çelësave, ku vetëm një prej tyre ishte i duhuri për të hapur sëndukun ku ruhej pishtari i shpresës. Gjetja e çelësit dhe ndezja e zjarrit me pishtarin shënuan momentin kur u zbulua data e shumëpritur e finales.
Pas këtij momenti emocionues, Luana hapi televotimin, ku sërish publiku do të ketë fjalën e fundit për të zgjedhur finalistin e parë. Ndërsa dy konkurrentët më pak të votuar do të përballen në një sfidë vendimtare që do të përcaktojë dhe se cili prej tyre që do të largohet përfundimisht nga gara.
Dy surpriza për dy prej konkurrentëve më të spikatur të këtij edicioni befasuan jo vetë fermerët por dhe publikun.
Protagonist i mbrëmjes për pak minuta u bë Andueli, i cili solli linjën e jetës së tij përmes një rrëfimi rrëqethës.
I rritur në një familje me gjashtë fëmijë, ai theksoi se vështirësitë e kaluara kanë forcuar edhe më shumë marrëdhëniet e ngushta familjare.
Pas këtij rrëfimi fermeri u surpriza nga një mesazh audio i të dashurës së tij. Menjëherë pas kësaj Andueli iu drejtua dhomës së ndenjes aty ku e priste e ëma, duke i dhuruar një prej kujtimeve më të bukura që do të kenë të dy.
Një tjetër surprizë e veçantë erdhi edhe nga familja e Yllit, ku nëna e tij hyri në fermë për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm. Një letër, e cila i bëri me dije Yllit divorcin zyrtar.
Kjo histori, që u bë publike disa javë më parë, ndezi reagime dhe debat mes banorëve dhe publikut, duke theksuar dimensionin emocional dhe dramatik të këtij spektakli.
Por gjatë spektaklit nuk munguan as debatet, përballjet, sfidat dhe tensioni.