Showbiz

E TRISHTË! Ylli i “16 and Pregnant” njofton ndarjen nga jeta të djalit të saj 16-vjeçar, ja POSTIMI prekës

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË! Ylli i “16 and Pregnant” njofton ndarjen nga jeta

Valerie Fairman, ish-pjesëmarrëse në reality show-n “16 and Pregnant”, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj: djali i saj, Weston Owen Gosa, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare.

“Është kaq e vështirë të shkruaj këtë… Djali im i bukur, Weston, ka ndërruar jetë. Ishte vetëm 16 vjeç. Jeta është kaq mizore dhe e padrejtë,” shkruan ajo në një postim prekës në Facebook.

Në rrëfimin e saj, Valerie shprehet e shkatërruar nga dhimbja dhe e pabesueshme për atë që ka ndodhur. “Do bëja gjithçka vetëm për ta përqafuar edhe një herë,” shkroi ajo.

Në një tjetër postim, ajo ndau një foto të tyre duke u përqafuar, me mbishkrimin: “Prehu në paqe, foshnja ime Weston. Të dua përgjithmonë. Do jesh gjithmonë bebi im.”

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, por njerka e Weston bëri me dije se familja ka kërkuar autopsi për të zbuluar arsyen.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH