Partnerë në punë, në jetë, por ata kanë lindur edhe në të njëjtën datë. Bëhet fjalë për çiftin e njohur të showbizit, Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj.
Dyshja e njohur sot festojnë ditëlindjen dhe nuk kanë munguar fotot plotë dashuri e dedikimet e veçanta në rrjetet sociale. Sot moderatorja e njohur ka postuar një foto me bashkëshortin.
Në një foto të publikuar në Instagram Arbana uron njeriun e saj të zemrës me fjalët: “Ti e bënë botën time më të bukur. Gëzuar ditëlindjen dashuri."
Kujtojmë që dy vite më parë çifti i cili gëzon dy fëmijë së bashku, kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasëm private luksoze në Toskana, Itali.