Showbiz

Ledri “rregullon” raportin me Xhensilën, përgjigjja është e dyshimtë: Ka kimi mes nesh!

Shkruar nga Liberale

Ledri “rregullon” raportin me Xhensilën, përgjigjja

Fillimisht u aludua për një lidhje mes Ledrit dhe Xhensilës, kur kjo e fundit postoi këtë foto në Instagram.

Bëhej fjalë për një bashkëpunim muzikor midis të dyve, duke u nisur dhe nga vetë nënshkrimi i Xhensilës: "Disa flasin... ne këndojmë. Nesër."

Në një intervistë për "Radio Dukagjini" së fundmi, moderatorja Edita Doli pyeti Ledrin për bashkëpunimin me Xhensila Myrtezajn, për suksesin e të cilit ai fillimisht tha:

"Unë klikimeve dhe TikTok-eve nuk i besoj. I besoj (suksesit) kur shkoj në koncerte për të kënduar. Kur e presin aty mirë, aty e di që është pëlqyer kënga. Kur isha në Tiranë, kur u luajt kënga, (e kënduan) nga fillimi deri në fund."

Përsa i përket aludimeve për një romancë mes tij dhe Xhensilës, Ledri u shpreh:

"Kemi pasur shumë kimi, edhe në studio, edhe në klip, edhe në shoqëri kemi shumë kimi me Xhensilën dhe... po."

Prej përgjigjes së paqartë, që nuk i konfirmon aludimet, por as nuk i mohon ato, moderatorja ngulmoi dhe një herë për t'u sqaruar për këtë "kimi" mes dyshes.

"Po edhe me ty kam kimi. Më pëlqen, mirë po shkon intervista," tha Ledri, duke e mbyllur temën e Xhensilës dhe duke na lënë ende me pikëpyetje nëse ekziston një romancë mes tyre ose jo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH