Showbiz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

Shkruar nga Liberale
Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e

Këngëtari i njohur Ledri Vula për herë të parë ka komentuar lidhjen e re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin.

Ndryshe nga çfarë ndodh shpesh në ndarjet publike, reperi nuk u përfshi në polemika, por tregoi maturi dhe qetësi, duke lënë pas çdo aludim për tensione apo xhelozi.

Në bisedë u prek edhe tema e bashkëprindërimit me Sarën dhe se si kjo marrëdhënie e re mund të ndikojë në rritjen e vajzës së tyre, Poem Blu.

I pyetur për këtë, Ledri dha një përgjigje të qartë:

Ledri Vula flet hapur për ndarjen nga Sara Hoxha, ja çfarë ndodhi

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është me shumë rëndësi.”

Kjo deklaratë u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për qëndrimin e tij të matur dhe të përqendruar te e mira e fëmijës. Në një kohë kur shumë ndarje publike shndërrohen në dramë, Ledri dha një shembull ndryshe, atë të respektit dhe bashkëpunimit si prindër.

Lidhja e Sarës me Erik Fullanin ka qenë një nga temat më të komentuarat në media së fundmi, ku aludimet janë të shumta, por ky është momenti i parë kur Ledri e adreson personalisht situatën.

Përmes kësaj interviste, ai tregoi se është i fokusuar te lumturia e vajzës së tij dhe se, pavarësisht ndryshimeve në jetën personale, ai është i vendosur të ruajë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të balancuar me ish-partneren për të mirën e vajzës së tyre.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH