Politikë

Topalli për votën e diasporës: Kemi dyshime se votimi në Greqi po kontrollohet nga pushteti!

Shkruar nga Liberale

Topalli për votën e diasporës: Kemi dyshime se votimi në

Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli kërkoi nga SPAK të marrë nën hetim menaxhimin e votës së diasporës për shqiptarët që jetojnë në Greqi, që siç tha ka dalë jashtë kontrollit.

Gjatë një konferencë për mediat, Topalli tha se PD ka dyshime që votimi i diasporës në Greqi po kontrollohet nga njerëz të pushtetit.

“Kemi dyshime të thella që votimi i diasporës po kontrollohet nga njerëz të pushtetit. Ndaj i kërkojmë SPAK të përfshihet te rasti i Greqisë dhe marrja e menaxhimi të DHL nga njerëz që nuk kanë lidhje me të. Nuk është thjesht shkelje e ligjit por dalje nga kontrolli, ndaj kërkojmë edhe OSBE dhe ODIHR…Po ndodh edhe që ata që kanë votuar jashtë e kanë emrin edhe në listat brenda vendit, kemi shkelje të kodit zgjedhor”, u shpreh Topalli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH