Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partnerja e tij, Klea Verri, do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë publik vetë Klea përmes një fotoje në “InstaStory”, ku shfaqet në plazh me bikini, duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Postimi është shoqëruar me një ikonë gruaje shtatzënë dhe një diell, duke konfirmuar lajmin e bukur.