Dashi
Një miqësi e vjetër mund të mos jetë më si më parë. Nëse doni që gjërat të ndryshojnë, duhet të veproni. Ndonjëherë janë miqtë e vjetër ata që na ndihmojnë të krijojmë marrëdhëniet më të bukura. Nëse jeni beqarë, mund të befasoheni duke provuar diçka për një person që gjithmonë e keni konsideruar vetëm një mik të besuar. Në çift gjithçka shkon mirë, por ndieni nevojën për më shumë vëmendje. Komunikoni me partnerin me qetësi, pa bërë akuza. Dashuria rritet kur e kultivoni me butësi. Organizoni një mbrëmje ndryshe. Një surprizë, një fjalë e ëmbël do ta bënte partnerin të ndihej më mirë. Dashi vlerësohet me katër zemra.
Demi
Stabiliteti ju bën të ndiheni të sigurt dhe këtë javë do të mund të shijoni një ndjenjë paqeje. Nëse jeni beqarë, mos kërkoni një lidhje me çdo kusht. Qëndrimi indiferent ju bën më tërheqës. Dikush mund ta vërejë këtë dhe t'ju afrohet në mënyrë diskrete. Në çift sintonia është e mirë dhe mund ta zhvilloni lidhjen thuaj me qetësi. Përfitoni nga klima pozitive për të forcuar mirëkuptimin dhe për të menduar për të ardhmen. Edhe gjestet e thjeshta, nëse bëhen me zemër, kanë fuqinë për të forcuar lidhjen. Ëmbëlsia është gjuha juaj sekrete. Demi vlerësohet me pesë zemra.
Binjakët
Javë stimuluese, edhe pse disa herë do të hezitoni të veproni. Ata që janë beqarë ndiejnë nevojën për risi, por mund të ndihen të ndarë midis dëshirës për të njohur dikë dhe frikës së ekspozimit të tepërt. Mos u nxitoni, por as mos u bllokoni nga pavendosmëria. Një mundësi interesante mund të lindë nga një takim i rastësishëm. Në çift këshillohet që t'i merrni gjërat më lehtë. Mos e rëndoni çdo bisedë duke i dhënë më shumë rëndësi se ç'duhet. Ndonjëherë të qeshësh së bashku është shumë më efikase se sa të diskutosh gjatë. Bëhuni lojcakë edhe në jetën e përditshme. Binjakët marrin katër zemra.
Gaforrja
Pas një periudhe në të cilën jeni ndier paksa të lënë mënjanë, diçka po fillon të lëvizë përsëri në çështjet e zemrës. Ata që janë beqarë mund të marrin një mesazh të papritur ose të takojnë një person që nuk e kishin parë prej kohësh. Mos u nisni me paragjykime, edhe takimet që duken pak premtuese mund të rezervojnë surpriza. Në çift ka ardhur koha që t'i sqaroni gjërat. Nëse diçka ju rëndon, thuajeni. Nëse ju mungon diçka, kërkojeni. Ata që ju duan kanë nevojë t'ju dëgjojnë, edhe në momentet tuaja më të brishta. Sinqeriteti krijon ura, jo pengesa. Gaforrja vlerësohet me pesë zemra.
Luani
Një gjest i papritur mund t'ju lërë të befasuar, për mirë apo për keq. Dikush mund t'ju bëjë një vlerësim ose të thotë fjalë që nuk e prisnit t'i dëgjonit. Nëse jeni beqarë, mund të tundoheni nga një lojë joshjeje, e cila, megjithatë, rrezikon të mbetet e tillë. Mos u kënaqni me lajka sipërfaqësore, ju meritoni diçka të vërtetë, jo një emocion kalimtar. Ata që janë në çift mund të përballen me një keqkuptim të vogël që duhet zgjidhur. Asgjë serioze, por është momenti i duhur për të ulur mbrojtjen dhe për të dialoguar pa krenari. Luani vlerësohet me tri zemra.
Virgjëresha
Diçka po ndryshon brenda jush. Ju ndieni dëshirën për më shumë autenticitet, për të jetuar marrëdhënie më pak formale dhe më spontane. Nëse jeni beqarë, një person që nuk i përshtatet "modeleve tuaja ideale" mund t'ju bëjë për vete pikërisht sepse ju befason. Mos kërkoni përsosmëri, kërkoni atë që ju bën të ndiheni të vërtetë. Për ata që janë në çift, është momenti i duhur që t'i kushtoni më shumë rëndësi marrëdhënies suaj. Bëni një udhëtim të vogël, kaloni një fundjavë së bashku, apo shikoni një film në shoqërinë e njëri-tjetrit, këto janë gjërat e thjeshta që bëjnë ndryshimin. Virgjëresha vlerësohet me pesë zemra.
Peshorja
Nëse jeni beqarë, është momenti ideal për të jetuar dashurinë të çlirët, por duke i dhënë rëndësinë e duhur. Dikush mund të hyjë në jetën tuaj në heshtje, por do t'ju ngjallë ndjenja të forta. Mos prisni deklarata të zhurmshme, magjia e vërtetë, shpesh, gjendet në detaje. Ata që janë në çift mund të shfrytëzojnë këtë periudhë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Nuk është e nevojshme të flisni për gjithçka, ndonjëherë mjafton një gjest i sjellshëm, një përkëdhelje, një pyetje e bërë në momentin e duhur për të pasur më shumë mirëkuptim mes jush. Mirëkuptimi është forca juaj e vërtetë. Peshorja vlerësohet me katër zemra.
Akrepi
Ka njëfarë nervozizmi në ajër që mund të reflektohet në marrëdhëniet me ata që doni. Ju ndiheni kërkues, ndoshta shumë, dhe rrezikoni të kërkoni përgjigje të menjëhershme për çështjet që duan kohë të sqarohen. Nëse jeni beqarë, mos jini të fiksuar për t'i pasur gjërat nën kontroll, jo gjithçka mund të menaxhohet me racionalitet. Mos e mbyllni zemrën me dry për shkak të frikës suaj. Ata që janë në çift ndiejnë nevojën për më shumë vëmendje, por kujdes, para se të kërkoni, përpiquni të jepni. Shpesh mjafton pak për të rifituar atë shkëndijë që duket se është zbehur. Akrepi vlerësohet me tri zemra.
Shigjetari
Në këtë fazë, të qenët i pavarur është përparësi për ju. Ju po rizbuloni kënaqësinë e të qenët plotësisht i aftë që të kujdeseni për veten tuaj, të shijoni hapësirat tuaja pa u ndier në disavantazh. Nëse jeni beqarë, mund të mos jeni të prirur për të nisur marrëdhënieve të reja. Kjo është në rregull, çdo gjë ka kohën e vet. Mos u detyroni të kërkoni atë që, për momentin, nuk e ndieni. Ata që janë në çift duhet të bëjnë kujdes që të mos izolohen shumë, liria është e shenjtë, por edhe bashkëjetesës duhet t’i jepni hapësirën e duhur. Balancimi i nevojave të dikujt me ato të tjetrit është arti i hollë i dashurisë së të rriturve. Shigjetari vlerësohet me tri zemra.
Bricjapi
Ndieni brenda vetes nevojën për diçka të ndryshme. S'është e thënë që të jetë një person i ri, por një mënyrë e re për të jetuar dashurinë, më autentike, më e butë, më pak rigoroze. Nëse jeni beqarë, mund të tërhiqeni nga dikush që ju fton të dilni nga modelet tuaja të zakonshme. Pranojeni atë ftesë. Për ata që janë në çift, java hapet me dëshirën për të bërë plane, një udhëtim, një darkë, një gjest i papritur. E rëndësishme është të mos lejoni të përfshiheni nga rutina, por të gjeni hapësira për të ushqyer lidhjen emocionale. Edhe ata që kanë lidhje të fortë kanë nevojë të ndihen të dëshiruar. Bricjapi vlerësohet me katër zemra.
Ujori
Një shkëndijë mund të ndizet gjatë një aktiviteti në grup ose një evenimenti kulturor. Nëse jeni beqarë, lejoni veten të befasoheni nga ata që kanë ide të ndryshme nga tuajat. Të kundërtat ndonjëherë tërhiqen pikërisht sepse plotësojnë njëri-tjetrin. Në çift, ky është momenti ideal për të bërë diçka të pazakontë së bashku. Prishni rutinën, ndryshoni rrugën, provoni gatime të reja, dëgjoni një listë tjetër këngësh. Dashuria ushqehet edhe nga të papriturat. Dhe nëse arrini të qeshni së bashku me marrëzitë e vogla, atëherë jeni tashmë në rrugën e duhur. Ujori vlerësohet me pesë zemra.
Peshqit
Këtë javë mund të ndiheni paksa konfuzë në çështjet e zemrës. Jo gjithçka është ashtu siç duket dhe disa fjalë, edhe pse thuhen me ëmbëlsi, mund të kenë dykuptimësi. Nëse jeni beqarë, kini kujdes nga ata që premtojnë shumë shpejt. Mirësjellja jo gjithmonë është sinonim i sinqeritetit. Veprat flasin më shumë se fjalët. Ata që janë në çift mund të përjetojnë një fazë delikate, me pak lodhje të akumuluar që reflektohet në komunikimin e tyre. Mos bëni akuza, por zgjidhni të përballeni me qetësi. Edhe një përqafim mund të vlejë më shumë se një mijë shpjegime. Peshqit vlerësohen me tri zemra.