Shpesh burrat mendojnë se gratë i vënë re disa “detaje jetike” – por në të vërtetë, këto janë gjëra që shumicës së grave as nuk u bëjnë përshtypje. Ja disa shembuj të gjërave për të cilat burrat stresohen kot:
1. Gjatësia
Po, ka gra që pëlqejnë burra të gjatë. Por në fund të ditës, një burrë me vetëbesim dhe sjellje të mirë duket shumë më tërheqës, pavarësisht sa centimetra është.
2. Muskujt
Nuk është trupi që na bën të ndihemi të sigurta dhe të dashura, por zemra dhe sjellja. Një burrë i sjellshëm dhe që di të dëgjojë – shumë më seksi se çdo palë abdominale.
3. Vetura luksoze
Makina e shtrenjtë nuk na bën përshtypje, nëse ajo që fshihet pas timonit është një njeri bosh. Na intereson më shumë stabiliteti dhe përgjegjësia sesa marka e veturës.
4. Flokët (apo mungesa e tyre)
Shumë burra stresohen kur u bien flokët, por në të vërtetë, shumë gra nuk e shohin fare si problem. Nëse je mirë me veten, dukesh më bukur edhe pa flokë.
5. Ideja se duhet të jesh “alfa”
Nuk na duhet dikush që përpiqet të duket më i forti. Na duhet dikush që di të bashkëpunojë dhe të jetë partner i barabartë.
6. Batutat për të na bërë për vete
Mos e lodh veten me shprehje të dëgjuara nga filma. Na pëlqen kur një burrë është i sinqertë dhe vetvetja.
7. Loja “i vështirë për t’u arritur”
Nëse nuk je i interesuar, thuaje. Ne nuk kemi kohë për lojëra. Preferojmë sinqeritetin, jo misterin.
8. Të na impresiononi me pasuri
Po, është mirë të kesh para, por ajo që na bën përshtypje është si i menaxhon jetën dhe si sillet me të tjerët – jo sa i trashë është portofoli.
9. Që duhet të rregulloni çdo gjë
Nuk ka nevojë të jeni “mjeshtër për çdo gjë”. Ndonjëherë, ne thjesht duam të na dëgjoni – jo të na zgjidhni problemet.
10. Që nuk keni punën “më cool”
S’na intereson titulli që ke në CV. Nëse je i lumtur dhe krenar për punën që bën, për ne je super.
11. Hobet “e çuditshme”
Na pëlqejnë burrat që kanë pasione qofshin për Lego, anime apo çfarëdo tjetër. Origjinaliteti është shumë më tërheqës se përpjekja për t’u dukur “normal”.