Showbiz

Nuk mori pjesë fizikisht në Met Gala por këngëtarja “rrëmbeu” gjithë VËMENDJEN e ndjekësve në këtë mënyrë!

Shkruar nga Liberale

Nuk mori pjesë fizikisht në Met Gala por këngëtarja

Katy Perry arriti të bëhej ylli më i komentuar i Met Gala 2025, edhe pse fizikisht nuk mori pjesë në tapetin e kuq të eventit më të famshëm të modës.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë imazhesh të krijuara nga inteligjenca artificiale, që e tregojnë këngëtaren me një fustan dramatik latex të zi, të ngjitur pas trupit, dhe një pjesë sipërme në formë xhakete. Por ka vetëm një detaj: kjo Katy është… AI.

Për shumë përdorues, ky “look” ishte më “Met Gala” se shumë prej atyre që ishin realisht aty. Disa e quajtën “veshja e mbrëmjes”, të tjerë e shpallën “mbretëreshë të tapetit të kuq”, duke e vendosur mbi emra si Kim Kardashian dhe Rihanna.

Ironikisht, Perry nuk mori asnjë kritikë këtë herë, ndryshe nga hera e fundit kur fluturimi i saj në hapësirë shkaktoi më shumë meme sesa lavdërime.

Në fund të ditës, duket se Inteligjenca Artificiale mund të mos ketë ndjenja, por ka shije të mirë për modën!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH