Showbiz

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt suksesit!

Shkruar nga Liberale

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt

Mediat e huaja shpesh e klasifikojnë bukurinë e saj emocion të veçantë të Champions. 

Eva Murati, moderatorja e sportit, shumë e dashur dhe e njohur për televizionin shqiptar foli mbi karrierën e saj në televizion dhe media e cila tha se ka nisur në një moshë të vogël. Siç vetë moderatorja tregon “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, gjithçka nisi krejt rastësisht, me një ftesë të çiltër nga shoqja e saj e gjimnazit.

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt

Ishte pikërisht kjo indicie e parë që ia hapi rrugën Muratit drejt botës së televizionit, rastësi për të cilën ajo shprehet shumë mirënjohëse dhe me fat.

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt

Kam qenë 15 vjeç, kam qenë në vit të parë të shkollës së mesme, në gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’, kur kam dalë për herë të parë në televizor. Atje qe një vajzë që e kisha në klasë paralele, një vajzë që nuk kisha shumë miqësi, më tha ‘do shkojmë që të bëjmë një casting, se më kanë lajmëruar aty te lagjja’, dhe unë me atë naivitetin e fëmijëve thashë ‘po të lajmëroj dhe këto shoqet e klasës’, dhe shkuam bashkërisht të gjithë si klasë për të bërë casting."

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt

"Ka qenë një reklamë shumë e bukur, për qendrën tregtare më të madhe në Ballkan, që ka qenë dikur në Shqipëri, dhe ishte një moment shumë i bukur në jetën time. Jam kënaqur shumë. Kjo ndodhi rastësisht. Unë mendoj se Zoti vepron në mënyra misterioze; ishte tamam si një thirrje e imja dhe jam shumë me fat që talentin tim e kam zbuluar në një moshë fare të re. Jam shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse që Zoti, përmes kësaj vajze, më shtyu drejt kësaj rruge të mrekullueshme që unë sot e quaj profesionin tim”, tregon prezantuesja.

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt

Gjatë rrëfimit, përpara kureshtarëve të vegjël, Eva Murati ndalet te emocionet që e kanë shoqëruar gjatë daljes së saj të parë në një prej kanaleve më të njohura italiane. Moderatorja shqiptare, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në ekran, ndan me publikun momentin e veçantë kur për herë të parë pa veten në ekranin e Italia 1, një kanal me të cilin është rritur dhe që për të ka një domethënie të veçantë.

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt

Unë kam pasur shumë projekte të ndryshme dhe jam shumë e lumtur. Kam pasur shumë projekte të ndryshme në Itali dhe jam shumë e lumtur. Kam qenë shumë e lumtur, me thënë të drejtën, deri tani, sepse në daljet publike, në emisionet e ndryshme në Itali, sidomos në daljen time të parë… Mbaj mend kur kam dalë në Italia 1 për herë të parë, ndoshta mund të mos ketë qenë shumë e rëndësishme, sepse më pas ka pasur dhe dalje shumë të rëndësishme, por për mua ka qenë shumë e rëndësishme."

‘Krenaria’ shqiptare e Champions, Eva Murati: Karriera ime drejt

"Për mua ka qenë kanali ku unë jam rritur. Me vite e vite të tëra kam parë filma vizatimorë pikërisht te ky kanal, dhe më janë mbushur sytë me lot kur kam parë për herë të parë veten time nën logon e këtij kanali kaq të rëndësishëm për mua”, shtoi Eva Murati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH