E diela do te jetë një tjetër ditë me temperatura të larta në territorin Shqiptar, që në orët e para të mëngjesit. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar deri në 10 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore janë luhatur nga 12 deri në 16 gradë Celsius.
Edhe gjatë mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, ku mund të shënohen deri në 30 gradë Celsius në vijën bregdetare. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët do të nuhaten nga 27 deri në 29 gradë Celsius, edhe në zonat malore.
Por, sot kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të farohen shumë pranë vlerave 22 gradë Celsius.
Sa i përket kushteve atmosferike, territori shqiptar do të jetë në intervalet e gjata me kthjellime, ku vranësirat më të dukshme do të jenë në orët e para të mëngjesit. Pasditja sjell kalimin e vranësirave. Këto vranësira do të jenë të theksuara në pjesën lindore të territorit. Por, nuk do të krijojnë mundësia për vranësira.