Në një nga momentet më të ndjeshme emocionale të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama ka rrëfyer për herë të parë një kapitull të errët të jetës së saj. Marrëdhënien e saj, e cila ishte e mbushur me dhunë fizike dhe psikologjike. Ajo tregoi se ishte izoluar nga partneri, ishte kontrolluar emocionalisht dhe dhunuar rëndë, deri në atë pikë sa për një javë nuk kishte mundur të hante për shkak të traumës fizike.
Në lidhje me këtë rrëfim të ndjerë, aktorja Arjola Demiri, e ftuar në “Ferma Club”, tregoi se edhe ajo ishte e befasuar nga historia e Big Mamës, të cilën e ka njohur nga afër në rrethin e shoëbizit dhe në bashkëpunime profesionale.
“Big Mama është një grua shumë e fortë, por pas asaj force fshihet edhe shumë dhimbje. Ka ngritur disa mure për t’u mbrojtur. Nuk e kam ditur këtë histori. Por e kuptoj që diçka brenda saj e ka ngacmuar dhe e ka bërë të rrëfehet. Në atë shtëpi, gjithçka bëhet shumë personale,” – u shpreh Arjola.
Përsa i përket raportit të agravuar të Big Mamës dhe Big Bastës, Arjola shprehet:
“Big Mama dhe Vesa Luma njihen dhe janë rritur në të njëjtin showbiz. Empatia që ka Big Mama ndaj Vesës bën që të ul edhe armët me Big Bastën.”