Magazinë

“Pa u ndjerë” Apple heq nga qarkullimi modelet më të shitura të iPhone

Shkruar nga Liberale

“Pa u ndjerë” Apple heq nga qarkullimi modelet më të

Apple ka ndaluar shitjen e disa modeleve më të njohura të iPhone.

Gjiganti i teknologjisë ka prezantuar së fundmi iPhone 16e, një version më ekonomik i serisë iPhone 16. Hyrja e këtij modeli ka shkaktuar largimin e dy modeleve të tjerë: iPhone SE dhe iPhone 14.

Në faqen zyrtare të Apple, këto dy modele nuk shfaqen më, duke lënë vend për modelet më të reja të iPhone 15 dhe më pas.

Para se të largoheshin nga faqja, iPhone 14 ishte një nga opsionet më të përballueshme, me çmim rreth 799 dollarë. Ndërsa, iPhone 16e është në dispozicion për 599 dollarë për modelin 128GB.

iPhone 16e nuk ka buton kryesor ose Touch ID. Përdoruesit e shkyçin telefonin përmes sistemit të njohjes së fytyrës, Face ID, që është integruar në pajisjet Apple që nga viti 2017.

Ky model ka një kasë alumini me xham të bardhë ose të zi që mbulon pjesën e pasme dhe një ekran 6.1 inç, njësoj si iPhone 16. Një buton që ndodhet mbi butonat e volumit lejon hapjen e shpejtë të aplikacioneve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH