Kronikë

"E vranë mo, e vranë"/ DETAJE nga atentati në Vlorë, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit tmerrohet nga të shtënat, njofton policinë

Shkruar nga Liberale
"E vranë mo, e vranë"/ DETAJE nga atentati në

Detaje të reja kanë dalë, lidhur me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 58-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me tre plumba në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa Renato Hoxhaj po shkonte në shtëpi.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se Hoxhaj është qëlluar në afërsi duke shkuar në banesë, tek shkallët në hyrje së pallatit.

Ka qenë bashkëjetuesja e tij ajo që ka dëgjuar të shtënat dhe më pas pa parë trupin e vdekur, duke njoftuar policinë. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia.

Dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

Ndërkohë që ende nuk ka një pistë në lidhje me shkakun, teksa policia e Vlorës ka marre dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku mendohet se mund të ketë kaluar autori.

Viktima ishte i divorcuar, ishte baba i dy fëmijëve, dhe bashkëjetonte me një grua kohët e fundit.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH