Aktualitet

Turistja gjermane papritur ndihet keq gjatë lundrimit në Karaburun, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale
Turistja gjermane papritur ndihet keq gjatë lundrimit në Karaburun,

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një anije tip kroçere, e cila po lundronte në afërsi të gadishullit të Karaburunit, njoftoi se kishte një person të sëmurë në bord.

Dhe menjëherë pas njoftimit, Qendra NdërOperacionale Detare në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e ndryshme detare në zonën e gjirit të Vlorës si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, ju dha asistenca e nevojshme nga transportimi nga anija kroçere e personit të sëmurë, e cila ishte një grua shtetase gjermane e moshës 61 vjeçe.

Shtetasja e huaj u transportua për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës për dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH