Aktualitet

Tragjedi në Ferizaj/Adoleshenti qëllon motrën me armë zjarri

Shkruar nga Liberale.al

 

Tragjedi në Ferizaj/Adoleshenti qëllon motrën me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn, ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare, pas një konflikti të pasqaruar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas të shtënave, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt nga policia.

I dyshuari, shtetasi E.M., është lokalizuar dhe ndaluar në kohë të shpejtë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar. E plagosura mori ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Hetimet janë duke u zhvilluar nga ekipi hetimor, ndërkohë që prokurori i shtetit është njoftuar për rastin.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH