Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e Drilonit në Pogradec, ku një këmbësore 73-vjeçare është përplasur nga një automjet tip “Mitsubishi”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Automjeti, që drejtohej nga shtetasi me iniciale K. L., ka goditur shtetasen Z. D., banuese në Pogradec, e cila po kalonte rrugën. E moshuara është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.