Aktualitet

Fier/ Dy aksidente brenda pak orësh, një i plagosur

Shkruar nga Liberale.al

Fier/ Dy aksidente brenda pak orësh, një i plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit, duke shkaktuar shqetësim dhe ndërprerje të qarkullimit.

Aksidenti i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasur të lënduar.

Pak minuta më vonë, një tjetër aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH