Aktualitet

Punëtori nga Bosnje-Hercegovina ra nga pallati në Tiranë dhe humbi jetën, arrestohet inxhinieri i firmës, dy tê tjerë në kërkim

Shkruar nga Liberale
Punëtori nga Bosnje-Hercegovina ra nga pallati në Tiranë dhe

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar me detyrë inxhinier dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe teknikun e një firme ndërtimi.

Sipas autoriteteve ata janë përgjegjës për humbjen e jetës së punëtorit nga Bosnje Hercegovina ditën e djeshme.

“Arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH