Aktualitet

Automjeti përplas për VDEKJE drejtuesin e motorit në aksin Korçë-Bilisht

Shkruar nga Liberale
Automjeti përplas për VDEKJE drejtuesin e motorit në aksin

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Një automjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e motorit.

Mësohet se ka humbur jetën shtetasi B.S, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme .Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".-njofton policia.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH