Aktualitet

Kishte mbetur i bllokuar me gomone në mes të detit, policia kufitare niset menjëherë drejt vendngjarjes

Shkruar nga Liberale
Kishte mbetur i bllokuar me gomone në mes të detit, policia kufitare

Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë një shtetasi i cili kishte mbetur në det me gomone, për shkak të një defekti në motorin e mjetit lundrues.

Ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe shtetasi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar. Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH