Showbiz

Projekti muzikor mes Fjolla Morinës dhe Ingrit Gjonit mbeti pezull, çfarë ndodhi mes dy këngëtareve?

Shkruar nga Liberale

Projekti muzikor mes Fjolla Morinës dhe Ingrit Gjonit mbeti pezull,

Një bashkëpunim muzikor mes dy artisteve të njohura, Fjolla Morina dhe Ingrit Gjoni, ishte planifikuar prej kohësh dhe kishte ngjallur entuziazëm te të dyja. Kënga, e krijuar nga këngëtarja dhe autorja Fifi, ishte në fazën finale të realizimit.

Fjolla kishte përfunduar tashmë regjistrimin e pjesës së saj në studio dhe priste që edhe Ingriti të regjistronte vokalin për të përmbyllur projektin. Megjithatë, sipas burimeve të “Prive” në Klan Kosova, Ingrit Gjoni nuk ka vijuar me pjesën e saj, duke e lënë përkohësisht pezull projektin.

Pavarësisht kësaj, raportet mes dy artisteve mbeten të mira dhe nuk ka vend për drama. Kënga mund të rikthehet në vëmendje në një moment tjetër më të përshtatshëm.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH