Aktualitet

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Ylber Jakut

Shkruar nga Liberale

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca për masën

Në Gjykatën e Kukësit po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut.

Ylber Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant, është kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, sipas hetimeve paraprake. Vrasja ndodhi në fshatin Plan të Hasit më 6 maj të këtij viti.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes se Reshit Sallahu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH