Aktualitet

SPAK aktivizon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore gjatë ditës së votimit

Shkruar nga Liberale.al

SPAK aktivizon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore

Në kuadër të angazhimit për një proces zgjedhor të pastër dhe të ndershëm, Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka vënë në dispozicion të qytetarëve një numër të gjelbër për të raportuar çdo rast të paligjshmërisë gjatë ditës së votimit më 11 maj.

Numri i telefonit 0800 04 05 do të jetë aktiv nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe mund të përdoret falas për të denoncuar çdo aktivitet të dyshuar që lidhet me procesin zgjedhor. Ky hap është pjesë e strategjisë së SPAK për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të paanshëm.

Për më shumë informacion dhe udhëzime mbi mënyrën e denoncimit, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të SPAK ose të kontaktojnë në numrin e mësipërm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH