Aktualitet

E rëndë në Devoll/ 86-vjeçarja humb jetën pas rrëzimit, dyshohet për infarkt

Shkruar nga Liberale.al

E rëndë në Devoll/ 86-vjeçarja humb jetën pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hoçisht të Devollit, ku një grua 86-vjeçare ka humbur jetën pas një rrëzimi të mundshëm. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ka qenë duke u kthyer në banesën e saj kur ka ndjerë vështirësi dhe është rrëzuar përtokë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit apo për shkak të një infarkti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH