Prej 24 majit, udhëtarët do të kenë akses të kalojnë përmes tunelit të Llogarasë, nyja më e rëndësishme lidhëse në rivierën shqiptare.
Automjetet e para nisën të qarkullonin që prej orës 9 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që distanca mes Llogarasë dhe Palasës shkurtohet ndjeshëm përmes këtij investimi.
Tuneli u hap zyrtarisht një vit më parë, ndërsa u mbyll pas sezonit turistik për t’iu nënshtruar disa punimeve shtesë që përmirësuan infrastrukturën në këtë segment. Prej ditës së sotme deri në 15 shtator, kalimi do të jetë pa pagesë