Aktualitet

Drogë, armë zjarri e municion luftarak/ Arrestohet 27-vjeçari në Pogradec, ishte dënuar më parë për vrasje

Shkruar nga Liberale

Drogë, armë zjarri e municion luftarak/ Arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar u arrestua nga policia në Pogradec në kuadër të operacionit policor të koduar “Cold Hand”.

Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, atij iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i tij.

27-vjeçari ishte dënuar më parë për “Vrasje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH