Një debat i ashpër ka ndodhur në “Ferma VIP” mes Anduelit dhe Big Bastës. Debati kaloi në ofendime të rënda mes të dyve dhe ishte Andueli ai e quajti Big Bastën servil dhe p*derast. Miku i Anduelit, Elton Nikolli, i ftuar në “Ferma Club” në Vizion Plus, nën moderimin e Ditea Berishës ka komentuar lojën e mikut të tij më të mirë brenda në fermë. Ai tha se nuk ka asgjë për tu alarmuar.
“Aty u përdorën shumë terma ofendues. U nis nga Big Basta. Andueli edhe ironitë dhe ofendimet i fut shpesh në muzikë. Ishte Big Basta i pari që e filloi. Të dy po diskutojnë orientimin e njëri-tjetrit. Big Basta është pak më i tërhequr, nuk është aq ekspresiv sa Andueli dhe duhet të kuptojmë si janë të dy”, tha Eltoni.
“Andueli e thotë gjënë dhe pret ndëshkimin. Ama është ballëhapur dhe thotë “unë këtë e thashë dhe e mbroj deri në fund”, tha ai.
“Të dy kanë një jetë bashkëshortore dhe këto terma ofendues nuk vijnë nga logjika”, përfundoi Eltoni.
Gjithashtu ai komentoi një debat të ndodhur me Anduelit dhe Limit para se Limi të largohej nga Ferma.
“Nuk ka asgjë midis tyre, një konflikt të lënë pezull. Të dy ishin përballë një diskutimi ku secili duhet të tregonte “armët” e veta. Nuk njihen jashtë. Mund të jenë në të njëjtën lagje. Besoj pas vendimit të Limit për tu larguar nuk kishte më arsye për të mbajtur qëndrim. Përballja e Anduelit me Albën e bëri që Limi të ndërhynte. Kur vendoi të dilte vetë nuk besoj se kishte arsye ta vazhdonte këtë lojë. Besoj jashtë do sqarohen”, tha ai.