Një ngjarje dramatike ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Tiranë, që të kujton skenat e filmave aksion. Një i ri, i identifikuar si Enis Vrapi, shkaktoi një ndjekje të çmendur në rrugët e kryeqytetit, pasi tentoi të largohej me makinë duke mos iu bindur urdhrave të policisë.
Ngjarja nisi pranë zonës së Medresesë, ku i riu përplasi disa automjete të forcave të rendit gjatë përpjekjes për të shpëtuar. Ndjekja vijoi për disa minuta dhe përfshiu disa njësi të policisë.
Pas përpjekjesh intensive, policia arriti të ndalojë Enis Vrapin dhe ta vërë atë në pranga. Sipas burimeve, ai ka probleme me shëndetin mendor, çka mund të ketë ndikuar në sjelljen e tij të rrezikshme.