Aktualitet

Raporti i INSTAT: Sëmundjet kardiovaskulare shkak për shumicën e vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Shkruar nga Liberale.al

Raporti i INSTAT: Sëmundjet kardiovaskulare shkak për shumicën e

Sipas raportit vjetor të INSTAT, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri, duke përbërë 52.9% të totalit të vdekjeve.

Në krye janë sëmundjet kronike të zemrës, ndjekur nga problemet me enët e trurit dhe ishemitë.

Shkaku i dytë më i shpeshtë i vdekjeve janë simptomat dhe sëmundjet e papërcaktuara mirë, të cilat prekin kryesisht femrat dhe përbëjnë 21.5% të totalit. Brenda këtij grupi, 70.7% e vdekjeve janë nga pleqëria.

Sëmundjet tumorale renditen si shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjeve, duke përbërë 15.3%, kryesisht tumoret e aparatit tretës, dhe godasin më shumë meshkujt.

Ekspertët theksojnë se vdekshmëria në vitin 2024 është rritur me 3.8% krahasuar me vitin paraprak. Nga 22,102 viktimat e regjistruara, 110 kanë qenë foshnje.

INSTAT raporton se 97% e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, 1.9% nga aksidentet, 0.2% nga vrasjet dhe 0.9% nga vetëvrasjet.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH