Aktualitet

Dyshime për helmim nga ushqimi në një kopsht në Gramsh, një rast konfirmohet me salmonelë

Shkruar nga Liberale.al

Dyshime për helmim nga ushqimi në një kopsht në Gramsh,

Në qytetin e Gramshit është ngritur alarmi për një rast të mundshëm helmimi nga ushqimi në një kopsht publik ku fëmijët marrin edhe drekë. Alarmin e dha fillimisht mjekja pediatre e spitalit të qytetit, pasi u paraqitën katër fëmijë me shenja helmimi.

Autoritetet reaguan menjëherë dhe morën masa për të kontrolluar situatën. Aktualisht në Spitalin e Gramshit nuk ka më fëmijë të shtruar dhe gjithçka është nën kontroll.

Nga rreth 70 mostra të mbledhura për analiza, janë përzgjedhur 30 për ekzaminim të detajuar. Deri tani, vetëm një rast është konfirmuar si helmim nga ushqim i ndotur me salmonelë. Për fëmijët e tjerë, përgjigjet priten në ditët në vijim.

Dyshohet se shkaku ka qenë ushqimi i përgatitur nga kompania që ofron shërbimin e kateringut për kopshtin. Analizat për ushqimin ende nuk janë përfunduar, pasi kërkojnë më shumë kohë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH