Aktualitet

Ish-deputetja diagnostikohet me tumor, i nënshtrohet operacionit

Shkruar nga Liberale.al

Ish-deputetja diagnostikohet me tumor, i nënshtrohet operacionit

Vasfije Krasniqi, ish-deputete dhe një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka ndarë me ndjekësit një lajm të vështirë për shëndetin e saj.

Ajo ka treguar se së fundmi është diagnostikuar me tumor në zorrë dhe ka kryer një operacion për ta hequr atë. Krasniqi ka thënë se qëndrimi në spital ishte më i gjatë dhe më i vështirë nga sa kishte menduar, por tani ndodhet në shtëpi dhe po rikuperohet.

Ajo është shprehur e lehtësuar që ndërhyrja ka kaluar dhe po shkon drejt përmirësimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH