Aktualitet

Takim i rëndësishëm në Janinë/ Elisa Spiropali pritet nga homologu grek, Nikitas Kaklamanis

Shkruar nga Liberale.al

Takim i rëndësishëm në Janinë/ Elisa Spiropali pritet

Gjatë një takimi në Janinë, në kuadër të Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Parlamentit grek, Nikitas M. Kaklamanis.

Në këtë takim, Spiropali theksoi marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë. Ajo falënderoi Greqinë për mbështetjen që i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu, ajo përmendi rëndësinë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe të komunitetit grek në Shqipëri, të cilët shërbejnë si ura lidhëse dhe miqësie mes dy vendeve.

Elisa Spiropali gjithashtu vlerësoi punën e Kryetarit Kaklamanis për drejtimin e suksesshëm të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane, një bashkëpunim rajonal që ka si qëllim paqen, bashkëpunimin dhe afrimin më të madh europian të vendeve të rajonit. Ajo nënvizoi edhe rolin aktiv të Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm.

Takim i rëndësishëm në Janinë/ Elisa Spiropali pritet

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH