Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Neviçisht, që i përket bashkisë së Korçës. Sipas informacioneve paraprake, një shtetas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ambulanca dhe forcat e policisë për të dhënë ndihmën e parë dhe për të nisur hetimet. Ende nuk ka të dhëna të sakta për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit.
Autoritetet ndodhen në terren dhe pritet që në orët në vijim të jepen më shumë detaje mbi shkaqet e incidentit dhe gjendjen e personit të përfshirë.