Aktualitet

Kuvendi rikthehet në punë më 29 maj! Raportime vjetore dhe përgatitje për legjislaturën e re

Shkruar nga Liberale.al

Kuvendi rikthehet në punë më 29 maj! Raportime vjetore dhe

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në aktivitet javën e ardhshme. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës së parë pas zgjedhjeve, e cila do të mbahet të enjten, më 29 maj, në orën 12:00.

Gjatë kësaj periudhe, puna parlamentare do të fokusohet kryesisht në raportimet vjetore të institucioneve publike. Të gjitha institucionet kushtetuese dhe agjencitë e pavarura pritet të paraqesin bilancet e tyre përpara deputetëve. Kjo fazë do të zgjasë deri më 8 korrik, që përkon me fundin e kësaj legjislature.

Në këtë periudhë kalimtare nuk do të shqyrtohen apo miratohen ligje të reja, pasi Kushtetuta ndalon këtë veprim 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të deputetëve aktualë.

Ndërkohë, më 9 shtator pritet të mblidhet për herë të parë Kuvendi i ri, që doli nga zgjedhjet e fundit. Në këtë seancë, deputetët e rinj do të betohen dhe do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të legjislaturës së re.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH