Showbiz

Nuk funksionon as lidhja me regjisorin! Merr fund ROMANCA e ish-deputetes Rudina Hajdari? (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Nuk funksionon as lidhja me regjisorin! Merr fund ROMANCA e ish-deputetes Rudina

Duket se ka marrë fund më shpejt romanca e ish-deputetes Rudina Hajdari.

Ajo kohët e fundit ka qëndruar disi më e distancuar nga politika, gjithnjë në ndjekje të zhvillimeve të ngjarjeve në vendin tonë.

Si një personazh shumë i dashur edhe larg fokusit politikë, jeta e saj private ka qenë shpesh herë në fokus të mediave, pasi edhe vetë ajo është treguar transparente teksa ka folur për këtë pjesë. Ishte vera e shkuar, kur u zbulua edhe lidhja e re e ish-deputetes me Tan Kazazin, një regjisor i njohur në vendin tonë. Ka qenë vetë Rudina, që në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot me partnerin e saj të ri.

Nuk funksionon as lidhja me regjisorin! Merr fund ROMANCA e ish-deputetes Rudina

E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, vetëm pak kohë më parë Rudina shkruante: “E bekuar”. Lidhja e re dukej e konsoliduar, aq sa çifti të publikojë foto në rrjetet sociale. Përgjatë gjithë këtë viti, çifti u shfaq shumë shpesh së bashku, duke e bërë këtë lidhje familjare. Rudina shfaqej pranë nënës së Tanit, sakaq regjisori ishte me të në SHBA, ku edhe festonin së bashku festat. Por pas gati 1 vit lidhjeje, duket se diçka ka ndodhur mes kësaj dysheje kaq simpatike.

Nuk funksionon as lidhja me regjisorin! Merr fund ROMANCA e ish-deputetes Rudina

Por sipas një vëzhgimi të publikuar nga Panorama Plus, referuar rrjeteve sociale, rezulton se Tani dhe Rudina nuk ndiqen më me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, në profilet e tyre thuhet se janë zhdukur të gjitha pozat që kishin së bashku, duke na bërë të mendojmë se kjo lidhje po përballet me një krizë në këtë momente. Në profilin e ish-deputetes postimet e reja janë përgjithësisht nga udhëtimet e ndryshme që ajo ka bërë, por dukshëm në to mungon Tani.

Nuk funksionon as lidhja me regjisorin! Merr fund ROMANCA e ish-deputetes Rudina

Nga ana tjetër, regjisori, postimet e tij i ka më të pakta, ku e vetmja shenjë e Rudinës, është një foto e bërë mes miqsh dhe të afërm të tyre, në vitin e shkuar. Vetë protagonistët e kësaj historie deri më tani nuk kanë preferuar që të flasin publikisht për romancën e tyre, ndaj edhe duket disi e vështirë që të flasin rreth mundësisë së krizës që po kalojnë, pas gati 1 viti lidhjeje.

Nuk funksionon as lidhja me regjisorin! Merr fund ROMANCA e ish-deputetes Rudina

Më herët, Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn pak vite më parë, me të cilin ishte njohur në Nju Jork në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH